Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qendra të reja pritëse për emigrantët? Rama: Kurrë më në Shqipëri

17:40 / October 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1761052998xscreenshot 53 462
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Londër dhe po merr pjesë në punimet e samitit vjetor të Procesit të Berlinit. Rama u pyet nga gazetarët në lidhje me ndërtimin e qendrave për pritjen e emigrantëve të paligjshëm në Shqipëri. ”Kur vjen fjala për këto qendrat e ngjashme, e kam thënë dhe përsëritur: kurrë në Shqipëri”,-tha kryeministri. Kreu i qeverisë u ndal edhe te lufta ndaj emigracionit të paligjshëm dhe bashkëpunimit me Britaninë e Madhe, që sipas Ramës ka funksionuar në mënyrë fantastike.

”Ka qenë një luftë që e kam bërë për një kohë të gjatë me një sërë kryeministrash britanikë, po kanë ndryshuar kaq shumë kryeministra brenda një kohe kaq të shkurtër saqë ishte e pamundur që t’i mbaje mend. Më së fundmi nisëm me Rishi Sunak dhe vazhduam me kryeministrin Keir Starmer dhe me qeverinë laburistë diçka që është thelbësisht ndryshe krahasuar me atë ç’ka ka ndodhur për shumë vjet.

Ajo që është lufta kundër krimit të organizuar dhe rrjeteve të trafikimit në terren së bashku për të shmangur të gjithë kanalet burokratike të shkëmbimit të informacionit, të pritjes dhe pastaj që kjo të na çojë që të fajësojmë njëri-tjetrin dhe ka funksionuar në mënyrë fantastike dhe jo vetëm ka funksionuar në mënyrë fantastike, po ka funksionuar në të tillë mënyrë që besoj se është e qëndrueshme, pra nuk është një operacion.

Është një përballje sistemore përmes sistemit me këtë sëmundje të rrjeteve që trafikojnë njerëz. Nuk ka të bëjë me njerëzit që vijnë lirisht këtu, por për njerëzit që trafikohen dhe ky është një dallim themelor”, tha Rama.

emigrante qendra Rama Shqipëri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.