Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora komentoi shkrimin e tij se Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik.
Kjo tezë e tij nuk u mbështet nga avoakti Spartak Ngjela, i fundit ky që u përball me fjalorin e ashpër të Nazarkos, i cili i drejtua duke i thënë se nuk e njihte historinë dhe të mos hidhej përpjetë.
Pjesë nga biseda:
Nazarko: Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik. Nuk ka pas asnjëherë peshë të rëndë që nga koha e Bismarkut. Është historia jote ajo avokat, mos u hidh përpjet.
Ngjela: Ka qenë në 1912.
Nazarko: Është Austria ajo.
Ngjela: Nejse është çëshjta jote ajo.
Nazarko: Unë nuk të ndërhyj tani. Nuk e njeh historinë ti. Austria dhe Gjermania janë dy gjëra të ndryshme. Madje politologët thonë se Austria u krijua vetëm për një qëllim, për të penguar interesat tokësore të Rusisë, që kërkonin Stambollin.