Dhjetra qen të uritur janë grumbulluar në plehrat e qytetit, për të siguruar mbijetesën. Pamundësia për të siguruar ushqim në kazanët e plehrave, pasi ato janë të mbuluar nga dëbora, qentë endacakë kanë udhëtuar disa kilometra dhe kanë gjetur vendin e depozitimit të mbetjeve, për t’u ushqyer pas disa ditësh uri.
Sapo moti të përmirësohet ato do të kthehen në mjediset publike, për të vijuar normalitetin e tyre të mëparshëm.

