Peshëngritësi Erkand Qerimaj fitoi medalje të argjendë në Lojërat Mesdhetare Oran 2022. Qerimaj tregoi disa detaje të garës së tij në këtë kompeticion dhe momentin e tensionit me arbitrat, të cilët për një moment i hoqën medaljen, duke e quajtur provën e tij si një faul.
Shkodrani shprehet se kishte të gjithë të drejtën të kërkonte rishikimin e provës në video, pasi nuk e kuptonte se ku kishte gabuar.
“Realisht nuk ishte faul dhe nuk e dija se përse e dhanë faul. Dhe iu kërkuam videon dhe të gjithë së bashku si grup vajtëm atje dhe kur e panë që rezistuam e kthyen vendimin. Edhe tifozët më thanë që bravo që insistove që kërkove të drejtën tënde. Kemi të drejtën që ta shohim videon, kur të japin një faul”, u shpreh Erkand Qerimaj në Dita Jonë.