Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

”Qershori me temperatura të larta”, Gjoni: Vera do të jetë e nxehtë, por jo në nivele alarmante

14:43 / June 3, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Muaji qershor ka nisur me temperatura të larta. Meteorologia Anira Gjoni, thotë se paçka luhatjeve atmosferike gjatë pasdites së sotme dhe ditës së martë, temperaturat do të jenë të larta duke filluar që nga dita e mërkurë e kësaj jave.

“Java ka nisur me kushte të paqëndrueshme atmosferike, por duke filluar nga e mërkura do ketë kushte më të qëndrueshme atmosferike. Gjatë pasdites së sotme dhe ditën e martë pritet që të kemi reshje të dobëta në disa qarqe në vend, por temperaturat do të qëndrojnë të larta sa i takon kësaj jave dhe në vijim. Nesër në zonat bregdetare temperaturat do të jenë 26 gradë, 29 gradë në zonat e ulëta dhe në zonat malore 23 gradë celcius. Presim që qershori të jetë një muaj i nxehtë dhe më i thatë, nëse e krahasojmë me muajin majin. Këta muaj që kanë kaluar kanë qenë më të nxehtë sesa duhet që të ishin për stinën e pranverës”, tha ajo.

Kjo verë pritet të jetë e nxehtë sipas Gjonit, por jo në ato nivele që të konsiderohet si vera më e nxehtë që kemi pasur në vend. “Presim që vera të jetë e nxehtë, por jo në nivele alarmante që të cilësohet si vera më e nxehtë”, tha ajo.

qershor verë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.