Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Qeveri teknike, ose vdekje? Gërdeci, prova e parë!

19:07 / February 2, 20264 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 640 0 1742156155xgerdeci 339
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Ylli Pata

Një deputet i PD-së, Klevis Balliu foli  fort një natë më parë se kjo qeveri, e cila ka mbi të disa hetime nuk mund të vijojë. Duhet, tha një qeveri teknike që të drejtojë vendin deri në një kohë kur gjërat duhet të ecin normalisht sipas një konsensusi mes palëve.

Çfarë po ndodh tani? SPAK, përkatësisht Prokuroria Speciale ka vënë nën hetim qeverinë e Edi Ramës. E cila ka çuar si përgjigje; le të përballemi. Ju keni punën tuaj ne tonën, Kushtetuta të të gjithëve. Me një fjalë askush nuk del kundër askusjt por nëse diçka del gjë rrugës, ne nuk se ndërhyjmë.

Në këtë logjikë, ka një kontekst, ka një zë, ka një kërkesë. Nga opozita sigurtisht. E cila i mëshon logjikës: se në një moment kur mazhoranca është nën hetim, pse s’jep dorëheqje dhe i hap hapësirë një qeveri teknike?

Mazhoranca thotë që nuk mund të hapë krahun, sepse akuzat ndaj saj nuk i konsideron thelbësore për të prishur atë që ka ndodhur në zgjedhjet e 11 majit. Që d të thotë se ka marrë mazhorancë, e hetimet ndaj saj do t’i përballë përtej aspektit politik. Por opozita kërkon reperkursione politike, një dorëhqje ose rrëzim të qeverisë, pasi sipas saj, ka rënë legjitmiteti i saj politik.

Po në realitet, kur bie legjitimiteti politik i një shumice? Kur nuk i ka numrat parlamentare, kur bulohet se ko sumicë ka ardhur nëpërmjet një manipulimi, apo kur në një skandal të madh, mazhoranca pengon drejtësinë?

A jemi në atë fazë sot? Jo fare1 Pasi drejtësia, përkatësisht SPAK nuk ka asnjë problem për të hetuar apo çuar në gjyç çfarë zyrtari të lartë. i vetmi problem i SPAK është arrestimi i zyrtarëve e imunitat, pra deputtëve e ministrave, për të cilët duhet të marrë leje në Parlament. Para disa vitesh, kjo nuk ishte e mundur. Thjesht për të hetuar, pra për të bërë “TA” duhej një leje nga Kuvendi. Në rastin Basha për rrugën e Kombit apo Mediu për Gërdecin kjo nuk ndodhi.

Gërdeci? Çfaë ndodhi në Gërdec, kush është Gërdeci, ku shtrihet ai? Gërdeci është një fshat pranë Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, ku në vitin 2008 ishte ngritur një punishte demontimi mnicionesh. Me objektivin që metalet ë përfitohen nga demontimi i predhave të rtilerisë të shojnë më shpejt në aeroport për tu transportuar jashtë.

Në atë kohë, kjo punishte po ndryshonte ambalazhet e një partie fishekësh armësh këmbësorie të prodhimit kinez, për ti futur në kutia mme mbishkrimin Made In Albania. Këta fishekë duhet të shkonin në Afganistan, si pjesë e një kontrate të financuar nga Pentagoni.

Më 15 mars 2008, kjo punishte shpërtheu dhe mori jetën e 28 vetave; 26 direjt dhe dy më pas. Ndër të vrarët, dy janë më të bujshmit: i pari ishte Edison Durda. Një fëmijë 8 vjeçar, i cili po lunate me biçikletë në rrugët e Gërdecit. Edisoni, së bashku me kushërirën e tij shkoi t’i çonte drekën djalit të xhaxhait, por kërpurdha bërthamore e Gërdecit i mori jetën.

Tjetri më i famshmi, ishte Muhamet Hoxha, baxhanaku i Sali Berishës, përkatësisht burri i motrës së Lirie Berishës. i cili ishte kujdestari apo drejtuesi i punimeve. i ndjeri vdiq, sit ë gjithë që ndodheshin në kantier, por që baxhanaku i tij nuk e shpalli emrin e tij, për të mos treguar lidhjen familjare me Gërdecin.

Lidhje, që përveç gazetës TemA në Tiranë, e nxori The New York Times në SHBA. “Interesant” të gjitha mediat e tjera dhe panelet televizive bënë sikur ska ndodhur asgjë. The New York Times, me një artikull me 5 gazetarë hapën gazetën, ku theksonin se afera e Gërdecit kishte një shef, djalin e Sali Berishës, Shkëlzenin.  Një bujë apo jo? E thotë Neë York Times! Opozita me zërin e Taulant Ballës e ngriti zërin, Berisha e kërcënoi dhe Jozefina e largo inga seanca. Berisha e quajti NYT letër higjenike, por askush nuk kërkoi qeveri teknike, edhe pse zhurme u bë.

Ndërkohë, askush nga SPAK nuk i ka pyetur ata persona, për të cilët New York Times fliste për aferën korruptive. Meqë ra fjala, atëherë kishte një dëshmitar, një të “penduar” Kosta Trebicka, i cili foli edhe me autoritet amerikane. Ishte një farë Mggonigali modern. Por rastësisht shkoi në gjueti dhe vdiq i vraë. Atëherë u bë një protestë por shuumë e qetë, askush nuk kërkoi qeveri teknike.

gerdeci prova Qeveri teknike vdekje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.