Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Qeveri teknike së afërmi? Ëndërr në shi…

21:20 / January 7, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sali1766253706 7ec833b14ffd4ed498ecf226804a3988
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Eduard Zaloshnja

Në këto ditë me shi, banaqet televizive dhe tavolinat e kafeneve gumëzhijnë nga diskutimet për një qeveri teknike që pritet të krijohet së afërmi, e cila, sispas diskutantëve, do t’i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Madje diskutohet edhe për kandidaturat e mundshme të postit kryeministror dhe të posteve ministrore të qeverisë teknike…

Në këtë situatë banakore-tavolinore, vlen të përmendet një fjalë e vjetër popullore: I bëjnë hesapet pa hanxhinë…

Që të krijohet një qeveri teknike, Edi Rama duhet të pranojë dorëheqjen e tij nga posti kryeministror dhe ta detyrojë partinë e tij të heqë dorë nga mzhoranca prej 83 mandatesh parlamentare në Kuvendin e Shqipërisë. Dhe përse duhet ta bëjë ai këtë gjë?

300 spartanët që mbledh Berisha çdo të hënë para kryeministrisë nuk mund ta detyrojnë Ramën dhe PS-në të heqin dorë nga pushteti. Aq më pak 50 besnikët që mbledh Lapaj ngandonjëherë në ndonjë fundjavë. Kurse Delta Force e shumëpërfolur e ushtrisë amerikane është aktualisht e përqendruar në hemisferin perëndimor të globit – Surreli është jashtëzakonisht larg fokusit të saj, pavarësisht se banakistëve dhe tavolinistëve të këtushëm u duket fare afër…

Është e vërtetë se disa votues të PS-së janë zhgënjyer nga partia për të cilën votuan më 11 maj 2025 (1/6 e tyre rezultuan të zhgënjyer në sondazhin e fundit që realizova) Por ky është një fenomen që, ku më shumë e ku më pak, vërehet në gjithë botën demokratike, pasi bie euforia  e zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, çereku i votuesve të PD-ASHM janë aktualisht të zhgënjyer nga PD-ja. Kurse 3/5 e votuesve të partive të vogla janë të zhgënjyer nga to. Sa i përket atyre që nuk votuan fare më 11 maj 2025, ata kanë qenë paradhënie të zhgënjyer me të gjitha partitë ekzistuese…

Me pak fjalë, teksa opinioni publik i brendshëm është i zhgënjyer më shumë me partitë opozitare se sa me partinë në pushtet, teksa Amerika trumpiste është e përqendruar në hemisferën perëndimore, teksa Europa ekulibriste është e përqendruar tek Ukraina, përse Rama papritur duhet t’i hapë rrugë krijimit të një qeverie teknike dhe zgjedhjeve të parakohshme? Endërr në shi…

afermi enderr Qeveri shi teknike
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026

Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

19:12 / February 6, 2026

“Po sikur të çmendet një prokuror në Dibër?”, Rada: Veç tek ne i kërkohet ‘Kushtetueses’ vendim brenda një jave

11:45 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.