Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qeveria, 118.5 milionë dollarë për instalimin e radarëve dhe kamerave në rrugë

12:45 / March 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
52865.2198237 730x410 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Projekti Smart City, synon rritjen e sigurisë rrugore dhe asaj publike përmes Inteligjencës Artificiale dhe instalimit të kamerave në rrugë, radarëve, kamerave të trupit për policët dhe sensorë të zhurmave.

Kështu u shpreh zëvendësministri i Brendshëm, Besfort Lamallari gjatë paraqitjes në komisionin për Politikën e Jashtme të projektligjit për “ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit për Zhvillim të Abu Dhabi-t, për financimin e projektit “Sistemi i kamerave nën administrimin e Policisë së Shtetit – Smart City”.

“Kjo kontratë huaje në aspektin e terminologjisë teknike dhe pjesës së negocimit është e mbuluar nga Ministria e Financave, por duke qenë se Ministria e Brendshme është përfituese fundore përmes Policisë së Shtetit që do të sigurojë të gjithë këtë mbështetje që arrin në vlerën 118.5 milionë dollarë, nga të cilat falë negociatave të bëra, është siguruar dhe si pjesë e kësaj huaje të kemi edhe 20 milionë dollarë grant”, u shpreh Lamallari.

“Ky projekt është i një rëndësie jetike për vendin, rritjen e parametrave të sigurisë jo vetëm rrugore, por kemi edhe një koncept të zgjeruar të sigurisë publike, duke shkuar në shtrirjen e elementëve të sigurisë dhe përdorimin e inteligjencën artificiale përmes instalimit të radarëve, sensorëve të zhurmave, të kamerave të trupit, si në akset rrugore kombëtare, por edhe në mjedise me rëndësi dhe ekspozim të lartë publik, përfshirë dhe shkollat”, tha Lamallari.

Sipas zëvendësministrit të Brendshëm, “ky është një lajm i mirë për stafet mësimore, komunitetin e prindërve, studentët dhe nxënësit që do të përfitojnë nga shtimi i kamerave dhe informacionit inteligjent që grumbullohet falë Smart City, qytetit të zgjuar dhe do të përdoret për herë të parë në vendin tonë”.

“Projekti do të përfshijë një fazë zbatimi prej 12 muajsh, pjesë e marrëveshjes ka qenë edhe një fazë funksionimi dhe mirëmbajtjeje për një periudhe 48-mujore. Ky projektligj është me shumë rëndësi për vendin tonë, jo vetëm për sigurinë rrugore, dhe atë publike”, theksoi Lamallari.

Edi Rama instalim kamera Qeveria Smart City
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.