Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria e Keir Starmer kritikohet për tolerime ndaj refugjatëve

20:41 / February 2, 20252 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
keir starmer
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Qeveria laburiste e qendrës së majtë në Britani ka njoftuar se do ndryshoj rregullat e parashikuara në Ligjin për Sigurinë e Kufirit, Azilit dhe Imigracionit, i miratuar nga konservatorët që i mundën në zgjedhjet e korrikut të kaluar.

Por opozita po akuzon qeverinë e Kryeministrit Stamer se po e shndërron Britaninë në një vend “me rregullat më të buta të Evropës”, pasi po kërkon të zhbëj ligjet e projektuara nga konservatorët që e bënin thuajse të pamundur që emigrantët ilegal të bëheshin shtetas britanik. Ndër rregullat që do ndryshohen janë ato që i trajtonin azilkërkuesit si të rritur nëse refuzonin ti nënshtroheshin  verifikimeve shkencore dhe mjekësore, për të provuar moshën e vërtetë të tyre, përmes skanimit të eshtrave të gjurit dhe grafive të duarve dhe kyçeve apo analizës së dhëmbëve. Momantalisht kur një azilkërkues vjen me gomone, dy punonjës të Home Office  bëjnë vlerësimin  nga “aparenca fizike dhe sjellja”, ndërkohë që vendet evropiane si Franca dhe Gjermania bëjnë teste mjekësore.

Kritikët kanë frikë se zbutja e ligjeve në këtë pikë do çoj në më shumë emigrantë të pretendojnë se janë minorenë në përpjekje për të fituar statusin e refugjatit. Në gjysmën e parë të vitit të kaluar, 1300 emigrantë ilegale janë zbuluar se kishin falsifikuar moshën. Por në fakt ndër ligjet e propozuara  emigrantët që pengojnë operacionet e shpëtimit në La Mansh derisa mbërrijnë në ujërat britanike do mund të dënohen deri në 5 vjet heqje lirie. Po ashtu ata që  shesin apo transportojnë pjesë apo pajisje gomonesh që përdoren për kalimet në La Mansh mund të dënohen deri në 14 vjet burg. Gjithashtu, kompentenca për të ndaluar fëmijët dhe emigrantët që të kërkojnë mbrojtje për shkak të skllavërisë moderne, do qëndroje si pjesë e ligjit edhe pse Laburistët ishin kundër para zgjedhjeve. Qeveria e re laburiste është e dëshpëruar të shoh progres në luftën kundër emigrimit të paligjshëm, dhe masa të tilla të zbutura apo edhe të lëna në fuqi, edhe pse tentojnë të luftojnë këtë krim, sërish duket se nuk adresojnë arsyen kryesore përse emigrantët pasi kalojnë tërë Evropën e sigurt insistojnë të mbërrijnë vetëm ne Britani, me çdo çmim, shpesh edhe duke rrezikuar atë kapitalin.

Dhe trajtimi që u bëhet emigrantëve dhe lehtësirat financiare dhe akomoduese, mbeten një ndër arsyet e qenësishme të mbetjes së Britanisë vendi me fushën manjetike më të fuqishme për emigrantët, ndër vendet  e Evropës.

Qeveria refugjate starmer
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

27 palestinezë vriten pranë një pike ndihmash në Gazë

11:20 / June 3, 2025

Tërmet i fuqishëm në ishullin Rodos të Greqisë

09:40 / June 3, 2025

Irani kërkon garanci për lehtësimin e sanksioneve në bisedimet bërthamore me SHBA-në

22:49 / June 2, 2025

Bill Gates do ta dhurojë shumicën e pasurisë për Afrikën

21:49 / June 2, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.