Në mesantë është votuar qeveria e re e Malit të Zi. Deputetët kanë votuar për qeverinë e 44-të dhe kryeministri i ri është Milojko Spajić. Për qeverinë votuan 46 deputetë, kundër 19 dhe një abstenoi.
Gjatë votimit thuhet se nuk kishte deputetë të GP të URA dhe të Partisë Boshnjake BS. Edhe pse pritej që Milojko Spajić të paraqiste ekspozenë e tij, kjo nuk ndodhi sepse ai tha se një gjë e tillë tashmë ishte publikuar dhe se nuk kishte nevojë për ta bërë një gjë të tillë.
Ai vetëm ka bërë propozimin e kandidatëve për përbërjen e qeverisë. Kjo u kritikua nga deputetët e pushtetit dhe opozitës, të cilët vlerësuan se Milojko Spajić ka shkelur Kushtetutën.
Fillimi i seancës u shënua nga një polemikë mes Spajiqit dhe kryeministrit në largim Dritan Abazoviç. Në seancën e Kuvendit mori pjesë edhe presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviç.