Pas deklaratës së ish-ministres se Jashtme greke Bakojanis se, Greqia duhet të mbyllë sa më shpejt marrëveshjen për kufirin detar me Shqipërinë, ka reaguar edhe i kabineti i kryeministrit Kiriakos Micotaqis.
Sipas deklaratës, duket se qeveria e Greqisë do të përshpejtojë negociatat me Shqipërinë. Këtë e konfirmoi zëdhënësi i qeverisë greke Stelios Pecas i cili u pyet nga gazetarët, raporton Vizion Plus.
“Çështja e zonave detare është një çështje e vjetër. Ka pasur diskutime. Në rastin e Shqipërisë është çështje prej një dekade. Negociatat do të vijojnë me Shqipërinë. Kur të kemi diçka konkrete do ju njoftojmë”, u shpreh Pecas.
Greqia me sa duket duhet të përshtatet me situatën e re dhe një pakt i përfunduar me Shqipërinë sipas të drejtës ndërkombëtare do t’i shërbente diplomacisë edhe si precedent për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të tjera në Mesdhe.