Në Greqi supermarketet e mëdha që faturojnë të paktën 90 milion euro në vit, janë të detyruara çdo javë që të ofrojnë çmime më të ulëta në të paktën një produkt mes atyre të 51 kategorive të produkteve bazë të listuara nga qeveria.
Çdo supermarket do të mund të zgjedhë vetë se cilin produkt do të shesë me ulje, por gjithnjë në bazë të 51 kategorive – mes të cilave orizi, makaronat dhe peshku i ngrirë. Ulja e çmimeve do të zgjasë një javë, dhe javën e ardhshme supermarketet duhet të vendosin një tjetër kategori produktesh me ulje çmimi. Ata që nuk bëhen pjesë e këtij procesi, ose që nuk aplikojnë në mënyrë korrekte këtë vendim do të gjobiten me 5 mijë euro në ditë. Në këtë mënyrë qeveria greke përpiqet të mbajë nën kontroll inflacionin vjetor që ka arritur në 12%. Por pjesa më e madhe e konsumatorëve janë skeptikë për sa i përket kësaj iniciative.
Pjesa më e madhe e atyre që ankohen shprehen se numri minimal i produkteve që do të shiten më ulët, është i papërfillshëm në krahasim me mijëra ushqimesh dhe produktesh për shtëpi që ka në një supermarket të madh. Sipas tyre kjo masë është vetëm një mënyrë për t’i mashtruar.
Sipas ministrisë së zhvillimit ekonomik në 11 muajt e fundit çmimi i miellit në Greqi është rritur me 35%, ai i kosit me 46% dhe patatet me 50%.
Qeveria greke nis ndihmën nga supermarketet: Çdo javë duhet të kenë produkte me ofertë
2 Mins Read
Postime te ngjashme
Add A Comment