Pas protestës së mbajtën para kolegjit turk “Mehmet Akif”, vajzat nxënësve këtë të hënë po mbajnë një protestë para Ministrisë së Arsimit, duke kërkuar që anullimi i mbylljes së shkollës të anulohet. Thirrja e tyre është që Ministrja e Arsimit, Evis Kushi të japë dorëheqjen.
“Sot 160 nxënëse janë në rrugë pa asnjë arsye, sot po kalojmë stres e ankth. Ne maturantët jemi mësuar me këtë sistem edukimi. Po luhet me fatin tonë bazuar në arsyet qesharake. Zëri ynë sot duhet të dëgjoghet për të mos luajtur më me të ardhmen dhe edukimin e këtij brezi. Po nëse në vendin tonë sot do ishte vajza juaj, vallë si do të vepronit? Si të mos emigrosh kur nuk na lini as të shkollohemi? Anullo mbylljen e “Mehmet Akif””.
Njëra nga nxënëset tha se nuk e ka menduar të shkojë në një shkollë tjetër, sepse që prej fillimit ka zgjedhur gjimnazin “Mehmet Akif”. Sipas saj, kushtet në shkollat shtetërore nuk e përmbushin “standardin europian” të mësimit që, siç thotë nxënësja, zhvillohet në shkollën e saj.
Një tjetër gjimnaziste me një kupë në dorë u përlot teksa tha se ka punuar që e vogël për të ardhur në këtë shkollë dhe tashmë nuk e di se çfarë do të ndodhë me të. Nxënësit shprehen se janë tronditur pasi kanë marrë lajmin dhe ende nuk është marrë asnjë një vendim. Zgjidhja për momentin është protesta.
Pak ditë më parë, me vendim qeverie, shkolla turke private ‘Mehmet Akif’ u mbyll pasi kryeministri Rama tha se institucioni ka kryer shkelje ligji. “Të shesësh godinën ku ke lejen e aktivitetit shkollor dhe të hapësh aktivitetin diku tjetër, pa marrë lejen sipas ligjit, pa plotësuar kriteret e pa përmbushur standartet e kërkuara ligjërisht, është një shkelje për të cilën ligji parashikon heqjen e liçencës”,-shkruante Rama në rrjetet sociale.
