Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qeveria letoneze merr vendimin drastik, shpall gjendjen e jashtëzakonshme

22:39 / September 27, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
letoni
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria letoneze shpalli të martën gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Rusinë, në vazhdën e mobilizimit të pjesshëm të vendosur nga Moska për të forcuar forcat e saj në frontin ukrainas.

Regjimi special siguron burime shtesë për të mbrojtur kufirin në rast se shumë rusë përpiqen të hyjnë në vendin baltik.

Gjendja e jashtëzakonshme, e cila hyn në fuqi nga nesër e mërkurë dhe do të zgjasë tre muaj. Bëhet fjalë për zona në pjesën lindore të vendit, e cila është anëtare e BE-së dhe NATO-s, duke përfshirë aeroportet dhe stacionet e trenave.

Qeveria Letoneze ka vendosur gjithashtu të mbyllë pikën kufitare Pedetse në mënyrë që të kufizojë numrin e rusëve që hyjnë në vend. Përveç kësaj, roja kufitare u urdhërua të rrisë patrullimet e saj në kufirin me Rusinë.

Ministria e Punëve të Brendshme siguron se aktualisht situata në kufirin Letoni-Rusi mbetet nën kontroll. Megjithatë, në vazhdën e rekrutimit të pjesshëm të shpallur nga Kremlini, numri i rusëve që ikin nga vendi i tyre është rritur ndjeshëm. Prandaj, ekziston rreziku i një rritje të numrit të emigrantëve të parregullt, shton Ministria e Brendshme e Letonisë.

Qeveria Letoneze gjithashtu ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në kufirin me Bjellorusinë që nga gushti i vitit 2021, kur mijëra emigrantë u përpoqën të kalonin kufirin.

gjendje e jashtezakonshme letoneze Qeveria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.