Ditën e sotme qeveria ka marrë vendimin që sipërfaqja e tokës ku ishte ndërtuar Teatri Kombëtar të kalojë në pronësi të Bashkisë Tiranë.
Projekt/vendimi u miratua në mbledhjen e djeshme të qeverisë, e cila u drejtua zv/kryeministri Erion Braçe.
Në mbledhjen e djeshme të qeverisë, është vendosur kalimi, në pronësi të Bashkisë Tiranë, të pasurisë nr.1/241, lloji “truall”, në zonën kadastrale 8150, Tiranë, me sipërfaqe totale 5522.7 (pesë mijë e pesëqind e njëzet e dy pikë shtatë) m2, me adresë: rruga “S. Toptani”, Tiranë, sipas kartelës së pasurisë dhe fragmentit të hartës kadastrale, që i bashkëlidhen këtij vendimi.
Ndërkohë që në VKM përcaktohet qartë se Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim.