Qeveria ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për të hapur ambasadën shqiptare në Kiev. Vendimi iu komunikua pak ditë më parë presidentit Zelenski nga vetë kryeministri Rama në një bisedë telefonike.
Ndër vendimet e tjera është njohja e kualifikimeve universitare në Ballkanin Perëndimor, nisja e procedurave për ndërtimin e 3 stadiumeve në Korçë, Vlorë dhe Durrës, si dhe emërimi i Gjergj Prevazit si drejtor i Teatrit Eksperimental “Kujtim Spahivogli”.