Djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, Shkëlzen Berisha ka reaguar pas deklaratës së bërë nga Edi Rama pak më parë në Dropull, ku u shpreh se qeveria nuk do të lejojë rritjen e çmimit të druve të zjarrit këtë dimër.
Duke ironizuar zotimin e kreut të qeverisë, Shkëlzen Berisha shkruan se qeveria nuk kontrollon dot prerjen e pyjeve, e jo më çmimin e druve.
“Qeveria që nuk kontrollon dot prerjen e pyjeve do kontrolloka çmimin e druve” shkruan Berisha në postimin e tij në “Facebook”.
