Gjyqtarë të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë dhe të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, të Gjykatës Kushtetuese, gjyqtarë të disa niveleve, si dhe drejtues të partive parlamentare, do të pajisen me pasaporta diplomatike dhe shërbimi.
Me propozimin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, qeveria ka bërë një ndërhyrje në vendimin për kriteret e lëshimit të pasaportave diplomatike dhe të shërbimit, si dhe në ligjin për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit, ku ka vendosur që gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; gjyqtarët e Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”; Gjykata Kushtetuese;” si dhe krerë të partive politike parlamentare, do të pajisen me pasaporta diplomatike ose shërbimi.
Subjektet që nuk janë përfshirë në këtë vendim të ri të Këshillit të Ministrave, që janë pajisur me pasaporta diplomatike apo shërbimi para hyrjes në fuqi të atij vendimi, do të kenë të drejtë të përdorin pasaportat përkatëse, deri në afatin e vlefshmërisë së tyre, pa të drejtë rinovimi.
I gjithë ky proces do të zbatohet nga ministria e Jashtme dhe ajo e Brendëshme, si dhe institucionet e tjera publike, zyrtarët apo subjektet e të cilave pajisjen me pasaporta diplomatike apo shërbimi.