Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Qeveria shkurton buxhetin me 30 milion dollar, ulet parashikimi për mbledhjen e taksave

23:47 / October 3, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kryeministria lajm 2 0
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Qeveria shkurton me 30 milionë dollarë buxhetin e pushtetit qendror për vitin 2019. Këshilli i Ministrave ka miratuar aktin normativ, i cili po ashtu rishikon me ulje edhe të ardhurat që do të vijnë nga tatimet e taksat.

Janë 30 milionë dollarë më pak që parashikohet të vijnë nga taksat, ku peshën kryesore e kanë parashikimet me ulje në mbledhjen e tatimit mbi vlerën e shtuar dhe sigurimeve shoqërore, ndërsa në rënie parashikohen edhe të ardhurat jo tatimore, të cilat mblidhen kryesisht nga tarifat dhe gjobat.

Në zërin e shpenzimeve qeveria ka vendosur që të shtojë fondin rezervë të buxhetit, si dhe të rishpërndajë disa projekte dhe programe në pjesën e investimeve publike.

Nga ndryshimi i buxhetit, përfituesi më i madh rezulton të jetë pushteti vendor.

Për bashkitë janë shtuar 40 milion dollarë, të cilat do të përballohen nga të ardhurat e shtuara që pritet të sigurojnë nga taksat vendore.

Së fundi pushteti vendor ka nisur të vjelë taksën e re të banesave dhe disa tarifa të shtuara sa i përket rentës minerare.

Deri në fund të muajit gusht, të ardhurat nga TVSH nuk arritën  të mblidhen në masën 13 milionë dollarëve në krahasim me planin, ndërsa në rënie rezultuan edhe akcizat dhe taksat kombëtare. Nga ana tjetër në 6 muajt e parë të vitit, ngadalësim ka shfaqur edhe rritja ekonomike.

30 milion usd buxheti parashikimi Taksat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të martë

07:54 / February 10, 2026

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Vranësira mesatare dhe të dendura, parashikimi i motit për këtë të shtunë

08:03 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.