Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Qeveria zgjedh anëtarët Këshillit Koordinues të Diasporës, që nga SHBA e Kanadaja, deri nga vendet e Evropës

19:28 / November 16, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
b218eb51e5144d31b8bde5022f6ae5e7 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria ka përcaktuar anëtarët e Këshillit Koordinues të diasporës. Në mbështetje ligjit për përcaktimin e rregullave të hollësishme për kushtet dhe mënyrën e zgjedhjes së përfaqësuesve të Këshillit Koordinues të Diasporës, me propozimin e ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi caktimin e anëtarëve të Këshillit Koordinues të Diasporës.

Në përbërje të këtij komisioni ka përfaqësues nga SHBA, Kanadaja, Gjermania, Zvicra, Holanda Italia Greqia, Franca dhe Britania e Madhe.

Sipas vendimit, tre përfaqësues do të jenë nga diaspora e Shteteve të Bashkuara të Amerikës: – Z. Mark Gjonaj; – Znj. Drita Gjongecaj; – Znj. Emina Cunmulaj. Ndërsa një përfaqësues do të jetë nga diaspora e Kanadasë: – Znj. Anxhela Paparizo.

Mbështetur në vendimin e qeverisë 9-të përfaqësues do të jenë nga diaspora e Evropës: – Z. Lazim Destani, nga diaspora e Gjermanisë; – Znj. Mirela Mezani, nga diaspora e Zvicrës; – Z. Vaxhid Sejdiu, nga diaspora e Zvicrës; – Z. Ardian Lekaj, nga diaspora e Holandës; – Z. Rosario Peta, nga diaspora e Italisë; – Z. Besmir Rrjolli, nga diaspora e Italisë; – Znj. Anila Hyka Smorgrav, nga diaspora e Francës; – Z. Ermal Sulaj, nga diaspora e Greqisë; – Znj. Ira Londo. 

Ndërsa një përfaqësues do të jetë nga diaspora e Australisë: – Z. Sezar Jakupi, si dhe një përfaqësues nga diaspora e Britanisë së Madhe: – Znj. Brikena Muharremi.

Do të jetë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme autoriteti që do të merret me zbatimin e këtij vendimi, i cili ka hyrë në fuqi menjëherë.

Kanadaja Këshillit Koordinues tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.