Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Qindra të arrestuar në SHBA në fabrikën gjigante të Hyundai-t, shumica koreano-jugorë

21:10 / September 5, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
007
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Autoritetet amerikane të emigracionit kanë kryer një bastisje masive në një fabrikë të madhe të kompanisë Hyundai në shtetin amerikan Georgia, ku janë arrestuar 475 persona, sipas një agjencie të përfshirë në operacion.

Fabrika, që shtrihet në një sipërfaqe prej 3,000 hektarësh dhe prodhon makina elektrike, ishte funksionale prej një viti. Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare deklaroi për BBC se bastisja u krye mbi dyshime për “praktika të paligjshme punësimi dhe krime të tjera serioze federale”.

Shumica e të arrestuarve janë shtetas koreano-jugorë. Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut ka shprehur shqetësimin për një shkelje të mundshme të të drejtave të qytetarëve të saj gjatë mbajtjes në paraburgim.

Hyundai Motor Company deklaroi se po mundohet të kuptojë rrethanat specifike të bastisjes, dhe theksoi se, sipas informacionit që ka deri më tani, askush nga të ndaluarit nuk është punonjës direkt i Hyundai-t.

Reuters raportoi se prodhimi në fabrikë nuk është ndikuar, megjithëse partneri i Hyundai-t në ndërtimin e baterive, kompania koreano-jugore LG Energy Solutions, ka pezulluar përkohësisht punimet në kantier.

Në një konferencë për shtyp, një zyrtar i Agjencisë Amerikane për Emigracion dhe Dogana (ICE) tha se shumica e të arrestuarve janë shtetas koreano-jugorë, por nuk dha një numër të saktë. Ata po mbahen në një qendër paraburgimi në Folkston, Georgia, derisa të merret vendimi për zhvendosjen e tyre.

“Ky ishte operacioni më i madh në një vend të vetëm në historinë e hetimeve të sigurisë kombëtare,” tha agjenti special Steve Schrank. Ai shtoi se operacioni ishte rezultat i një hetimi penal shumëmujor, nuk pati përdorim të madh force dhe nuk ka raportime për lëndime fizike.

“Nuk ishte një operacion klasik emigracioni ku agjentët hyjnë dhe arrestojnë të gjithë brenda – gjithçka u bë me urdhër kërkimi dhe në mënyrë të organizuar,” tha ai.

Pamjet në rrjete sociale tregojnë agjentët teksa rreshtojnë punëtorët dhe u tregojnë se kanë urdhër për të kontrolluar fabrikën. Agjentët shihen gjithashtu duke komunikuar me disa nga punëtorët.

Qeveria koreano-jugore ka dërguar diplomatë në vendin e ngjarjes dhe ka kontaktuar ambasadën amerikane në Seul për të kërkuar që SHBA të tregojë kujdes ekstrem ndaj të drejtave të qytetarëve të saj.

“Aktivitetet ekonomike të kompanive koreane dhe të drejtat e qytetarëve tanë nuk duhet të shkelën padrejtësisht gjatë operacioneve të zbatimit të ligjit në SHBA,” thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme të Koresë së Jugut.

Bastisja ka rritur tensionet mes dy qëllimeve kryesore të presidentit Donald Trump – zhvillimi i prodhimit brenda SHBA-së dhe lufta ndaj emigracionit të paligjshëm. Ajo gjithashtu mund të ndikojë në marrëdhëniet me një aleat kyç si Koreja e Jugut.

Trump ka nxitur investime të huaja në SHBA, përfshirë ato koreano-jugore, ndërkohë që ka vënë tarifa për të motivuar prodhimin vendas. Hyundai është një ndër investitorët më të mëdhenj në industrinë amerikane të makinave elektrike dhe fabrika në fjalë punëson rreth 1,200 persona.

Ndërkohë, fushata e tij kundër emigracionit të paligjshëm ka përfshirë operacione masive për arrestimin dhe deportimin e personave pa dokumente, jo vetëm nga Amerika Latine por edhe nga vende të tjera si Koreja e Jugut.

arrestuar fabriken gjigante qindra SHBA
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

I ftohti ekstrem në New York la 18 të vdekur

08:12 / February 10, 2026

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.