Ndonëse raporti mes Luizit dhe Deas nuk ka qenë i mirë që në fillim të “Big Brother VIP”, marrëdhënia e tyre është përkeqësuar akoma më tepër pas nominimit të bujshëm të Deas, duke bërë që Efi Dhedhes të largohet nga reality show.
Sot, Luizi është habitur pasi ka parë disa qirinj dhe një byrzylyk në tokë. Këngëtari u shpreh se është një magji e Dea Mishel që ai të eliminohet nga gara.
Nga ana tjetër, Armaldo tha se ata duan të marrin vëmendje përmes këtij veprimi, kurse Kiara u shpreh se është një lloj “rituali”, i cili thith energjitë negative ose pozitive të një personi.