Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Qosja: Kosova, shtet autokratik me probleme të mëdha. Të ndërrohet klasa politike

20:18 / February 17, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në historinë e re Shqiptarë që fillon me Rilindjen Kombëtare dhe zgjat deri sot, janë dy ngjarje të mëdha. Shpallja e pavarësisë së Shqipërisë me 28 nëntor 1912 dhe shpallja e pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008. Duhet të thuhet që për këto dy ngjarje të mëdha, janë investuar shumë përpjekje, shumë fuqi. Janë investuar përpjekje me laps, me mend, përpjekje me pasuri të shqiptarëve këtu por shumë më tepër në botën e jashtme, sidomos në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe mandej janë investuar dhe përpjekje me luftë. Pra tre faktorë kanë ndikuar që të arrihet pavarësia e Shqipërisë dhe e Kosovës, mendja, pasuria dhe lufta. Por ne duhet të shtrojmë sot pyetjen, si funksionin ky shtet i quajtur demokratik sot?

Unë them se në masë të madhe sot shteti i Kosovës funksionon si shtet autokratik. Institucionet e këtij shteti janë institucione në pjesën më të madhe të kohës të shtetit partiak.



alba

A ka ndodhur ndërgjegjshëm apo ka ardhur aksidentalisht?

Aksidentalisht është pak vështirë me ndodh punët në politike dhe në ndërtimin e shtetit, kanë ndodhur në mungesë të një kulture demokratike dhe në hir të interesave të ndryshëm të atyre që kanë fituar pushtetin. Ne sot kemi të kapur prej shteti gjyqësorin, kemi të kontrolluar mediat, një numër të prej mund ti quajmë dhe media të kolonizuara, ne sot kemi një reformë arsimore e cila e ka shtuar sasinë e institucioneve të arsimit, por e ka ulur, zbritur, dëmtuar cilësinë e arsimit. Prandaj dhe keni parë protestat që po bëjnë kuadrot e arsimit. Ne kemi sot një shëndetësi të shpërfillur, sidomos në aspektin material. Prandaj kirurgët, njerëz të profesioneve shumë të rëndë dhe shumë të rëndësishëm për jetën e njeriut janë të shpërfillur dhe nënçmuar në rrogat e tyre.

Pse duhej të ndodhte kjo lloj kulture, uzurpimi e kulturës, institucioneve edhe e njerëzve në këtë tokë që njerëzit e pritën kaq gjatë të ishte e lirë?

Duhet të thuhet me keqardhje që numri më i madh i njerëzve që kanë ardhur në pushtet kanë ardhur si të varfër, të cilët duke qenë në pozita politike janë pasuruar në mënyrë të jashtëzakonshme. Dhe të gjithë ata, sidomos të rendit të parë dhe të rendit të dytë, e përdorin pushtetin për nevojat e veta.

Ne sot kemi disa dukuri që janë jashtëzakonisht të dëmshme për shtetin e Kosovës, për banorët dhe qytetarët e saj, por edhe për imazhin dhe pamjen dhe prestigjin e Kosovës në botë. Ne kemi një korrupsion të jashtëzakonshëm, të madh, të cilin e nënçmojnë këtu. Por liberalizimi i vizave, Kosovës nuk po i jepet në radhë të parë për shkak të këtij korrupsioni. Ne kemi një dukuri tjetër shumë të dëmshme dhe cenuese për zhvillimin e Kosovës. Kemi të ashtuquajturin familjarizim, me të cilin mbulohen dhe privilegjohen jo vetëm familjarët por edhe miqtë, dashamirët, shokët, anëtarët e partisë. Ata punësohen, atyre u jepen privilegjet. Pushteti sot është në shërbim të njerëzve që janë me pozita. Ata si kap ligji, ata janë mbi ligjin objektivisht.

Të gjitha këto dukuri kanë sjellë një pakënaqësi të madhe të popullit dhe kanë sjellë disa pasoja të mëdha.  

Kosova në njërën anë ka këto të pasur politik, milioner politik dhe në anën tjetër ka popullin e varfër. Kjo gjendje ka sjell një shpërngulje të rrezikshme, të madhe, një shpopullim gjithnjë e më të shpejtë të Kosovës. Kjo gjendje ka sjellë që të rinjtë bëjnë çmos për të dalë prej Kosove dhe po dalin, po e lëshojnë Kosovën. Kjo na ballafaqon me disa probleme, se çka duhet të bëjmë?

Për të evituar një dëshpërim të përgjithshëm, një rënie të pushtetit, të shëndetit etik të popullit, për të evituar gjendjen që quajmë rrezik për paqen sociale të popullit, do duhet para së gjithash që Kosova të bëhet shtet i së drejtës. Në Kosovë është e përçmuar dhe e nënçmuar e drejta dhe ndaj na duhet shteti i së drejtës.

Me nuhatjen tuaj dhe peshën intelektuale që keni, ku e shihni në horizont rrugëdaljen e Kosovës?

Te brezi i ri i njerëzve të politikës. A2CNN

Kosova politike shtet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.