Edhe pse po kalojmë një periudhë të vështirë, pas përhapjes së koronavirusit, moda nuk është ndalur dhe trendet e fundit tashmë përfshijnë edhe maskat. Disa nga vipat shqiptarë kanë realizuar maska kreative, me ngjyra e me xixa.
Dafina Zeqiri dhe Liberta Spahiu ishin ndër të parat që e sollën këtë trend.
Ndërsa Tuna dhe Tayna kishin realizuar foto me maska që përpara përhapjes së Koronavirusit.
Por edhe djemtë e shoëbizit janë shfaqur me maska “in” këto ditë, si Fero dhe Ardian Bujupi.
Ndërsa shumë shtëpi mode në botë e kanë kthyer gjithashtu në trend maskën duke dizenjuar modele të reja. Madje franceze stilistja Marine Serre realizoi së fundmi një sfilatë me maska në Paris