Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qytetarët lumë akuzash ndaj ish deputetit socialist: Kurseve tulla e beton të ngopje babëzinë tënde, gjej zgjidhje!

22:28 / December 10, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Gashi Hazir
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një numër i madh pallatesh që patën dëme në qytetin e Durrësit ishin të një ish deputeti tjetër. Hazir Gashi u bë deputet me listat e Partisë Socialiste në vitin 2009 në qarkun e Durrësit.

Biznesin në fushën e ndërtimit me kompaninë e tij “Dranova” shpk e ka filluar qysh në vitin 1994. Është një ndër ndërtuesit kryesor në qytetin e Durrësit. Por tërmeti e nxori edhe si një ndër firmat me pallatet më të dobëta. Ky kompleks gjigant banimi ndodhet në lagjen 17 në Durrës. Ai është totalisht i plasaritur në pjesën e mureve dhe aty nuk mund të banohet. Ndërkohë pallate të tjera shumë afër nuk kanë pësuar asnjë dëm. Diferencën e ka bërë patjetër cilësia e punimeve.

Ky grup banorësh presin me ankth se çfarë do të vendoset për pallatin e tyre. Në këtë pallat Hazir Gashi e ka marrë lejen nga ish – kryetari i Bashkisë Lefter Koka në vitin 2005. Leja e ndërtimit thotë që pallati do të ndërtohet me 12 kate. Por në fakt sot pallati ka 13 kate. Pra, një kat shtesë nga projekti fillestar. Reagimet e qytetarëve ndaj ish deputetit kanë qenë të ashpra, ku një lum akuzash dhe thirrjesh për të pranuar fajin i drejtohen atij në rrjetet sociale.

“Hazir Gashi! Dëgjova që ke thënë se: Nuk kam ç’të bëj, kompania ime ka falimentuar! Vërtetë?!!! Po kur kurseve tulla dhe beton, që të ngopje babëzinë tënde, e mendove falimentimin?!!!!! Hazir Gashi! Gjej 1 zgjidhje!”

babezine beton Ish-deputeti qytetaret tulla
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

U dënua nga GJKKO me 1 vit burg, policia e Durrësit ekzekuton vendimin për ish-kryebashkiakun e Rrogozhinës

11:09 / February 10, 2026

Ndodh në Laprakë, polici i nxjerr armën qytetarit pas sherrit

10:37 / February 10, 2026

TTW: Pa diga dhe pa beton, Vjosa mbetet lumi i vetëm i egër për aventura në 2026

08:59 / February 10, 2026

Mbahet seanca e radhës në GJKKO për aferën Partizani, Malltezi sulmon prokurorët

11:55 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.