Kreu i PD-së Lulzim Basha, nën moton “Po të dëgjoj”, po zhvillon një bashkëbisedim me ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”.
Pyetjes së një qytetari, nëse do të ketë zgjedhje të parakohshme me një qeveri teknike, kreu i opozitës iu përgjigj se PD vijon t’i qëndrojë kërkesave të parashtruara që në shkurt të vitit të kaluar.
Sipas Bashës një qeveri teknike do të sillte siguri për vendin, ndërsa solli si shembull Maqedoninë e Veriut.
A do të ketë zgjedhje të parakoshme me një qeveri teknike e cila do të zhvillojë Shqipërinë?
Basha: Uroj shumë, këto janë tre kërkesat që ne kemi. Vendit t’i jepet mundësia që përmes zgjedhjeve të parakohshme, njerëzve t’u jepet mundësia që të zgjedhin një parlament legjitim. Ne i qëndrojmë pikë për pikë kërkesave që kemi parashtruar prej datës 16 shkurt të vitit të kaluar. Kërkesat tona janë fare të thjeshta, kërkesa kryesore është: mos vidh. Njerëzit më problematik për zgjedhjet, janë kapur në përgjime duke vjedhur vota, na japin leksione, çfarë do bëjmë me votat. Mos vidh, kjo është çështja. Qeveria teknike është një siguri, siç po funksionon edhe në Maqedoninë e Veriut.