Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Qytetari: Mjeti në Tiranë, gjobën e vuri Rrugorja në Tepelenë! Policia: Ishte me shpejtësi, kemi pamjet

21:56 / August 30, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Policia rrugore sh
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një denoncim i çuditshëm ka ardhur nga një qytetar, që pretendon se i është vendosur një gjobë në mënyrë të paligjshme nga Rrugorja e Tepelenës, ndërsa pretendon se makina ishte në Tiranë.

”Po na vendosin gjoba pa qenë fare në ato vende”, ishte reagimi i qytetarit, që denoncoi publikisht se është gjobitur në një qytet tjetër, kur fizikisht mjeti rezultonte në një tjetër vend nga ai që ishte shënuar në fletën e gjobës. Menjëherë pas denoncimit dhe pretendimit të qytetarit, ka ardhur edhe reagimi i Policisë Rrugore Gjirokastër.

“Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip “Volkswagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara.

Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të regjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Reagimi i plotë i Policisë

Në lidhje me një postim të publikuar në rrjetet sociale, ku një shtetas pretendon se në datën 26.08.2025, në orën 22:07, i është vendosur masë administrative në qytetin e Tepelenë, ndërkoh automjeti i tij në këtë orë ndodhej në Tiranë, ju informojmë se:

Policia Rrugore Gjirokastër në vijim të kontrolleve intensive me dron dhe me radar, me qëllim sigurinë rrugore, më datën 26.08.2025, kanë instaluar radarin automatik në aksin rrugor “Tepelenë-Krahës” në vendin e quajtur “Lapidari”, Mogila, ku në orën 15:34, është konstatuar automjeti tip “Volkswagen Tiguan”, duke udhëtuar me shpejtësi tej normave të lejuara. Meqënëse radari është automatik, punonjësi i Policisë në përfundim të shërbimit, ka plotësuar masat administrative bazuar në pamjet filmike të regjistruara nga radari automatik. Drejtuesi i automjetit në rast kontestimi, Policia Rrugore do t’i vendosë në dispozicion pamjet filmike dhe orën e konstatimit.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falenderon qytetarët dhe median për denoncimet, si dhe fton që të vijojnë të denoncojnë në numrin 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, dhe i garanton ata se do të reagojë menjëherë, konform ligjit dhe me paanshmëri.

gjobe mjet Policia qytetari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Albcontrol, studim fizibiliteti për trafikun ajror në Aeroportin e Kukësit

13:40 / February 10, 2026

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.