Ndonëse një qytet i ri por me një histori të lashtë, Divjaka mbetet një ndër vendet më të bukura në Shqipëri. Historia e saj lidhet me Qytetin e Humbur Arnisa dhe me “Via Egnatian” e Romës së Vjetër.
Emri i saj “Divjaka”, rrjedh nga kjo rrugë që lidhte Apoloninë me pjesën e saj e cila vinte nga Durrësi dhe më pas bashkoheshin në Klodiana ose Peqini i sotëm.
Divjaka shtrihej në kodrat në të cilën bashkoheshin këto dy rrugë nga ku i mbeti dhe emri.
Divjaka sot është një nga parqet natyrore më të vizituara nga turistët vendas por edhe të huaj.
Për çdo fundjavë me dhjetra vizitorë vendas e të huaj vizitojnë Parkun Kombëtar të Divjakës. Ato shikojnë nga afër shpendët e shumtë të cilët kanë zbritur kohët e fundit dhe vazhdojnë të zbresin në këtë park të mbrojtur më së miri nga pylli i dendur dhe moratoriumi i gjuetisë.
Vetëm këtë vit, nga Janari e deri më tani, në këtë park janë futur rreth 400 mijë vizitor vendas dhe të huaj.
Vendet më të preferuara të turistëve janë “Ishulli i Pelikanit”. Edhe në Kënetën e Madhe, mbretërojnë Flamingot dhe shumë lloj të tjera shpendësh. Në Kënetën e Vogël, srehohen kryesisht rosat e egra dhe flamingot.
Divjaka mbetet një ndër vendet më të bukura në Shqipëri. Historia e saj lidhet me Qytetin e Humbur Arnisa dhe me “Via Egnatian” e Romës së Vjetër.
Emri i saj “Divjaka”, rrjedh nga kjo rrugë që lidhte Apoloninë me pjesën e saj e cila vinte nga Durrësi dhe më pas bashkoheshin në Klodiana ose Peqini i sotëm.
Divjaka shtrihej në kodrat në të cilën bashkoheshin këto dy rrugë nga ku i mbeti dhe emri.
Divjaka sot është një nga parqet më të vizituara natyrore nga turistët vendas por edhe të huaj.
Për çdo fundjavë me dhjetra vizitorë vendas e të huaj vizitojnë Parkun Kombëtar të Divjakës. Ato shikojnë nga afër shpendët e shumtë të cilët kanë zbritur kohët e fundit dhe vazhdojnë të zbresin në këtë park të mbrojtur më së miri nga pylli i dendur dhe moratoriumi i gjuetisë.
Vendi më i preferuara i turistëve është “Ishulli i Pelikanit”. Edhe “Këneta e Madhe” është shumë e frekuentuar. Në këtë vend mbretërojnë Flamingot dhe shumë lloj të tjera shpendësh.