Një nga tre të arrestuarit për sulmin ndaj ushtarakëve në uzinën e armëve në Gramsh, është dhe Mikhail Zorin, 23-vjeçar me pasaportë ruse. Ai ndodhet në dhomat e paraburgimit në Elbasan.
Mësohet 23-vjeçari ka qenë i gjakosur, pasi në përpjekje për të humbur gjurmët, ai ka rënë në një zonë me shkurre çka i ka shkaktuar dëmtime të lehta në pjesë të ndryshme të trupit. Ai është shumë i prerë në bisedat e kryera me anëtarët e grupit hetimor. Ai cilësohet si shumë inteligjent dhe këmbëngul se është turist.
Zorin është i arsimuar dhe ka ka kryer studimet e larta për kimi. Gjithashtu burime nga drejtoria e policisë Elbasan pohuan se 23 vjeçari kishte ditë i pa ngrënë dhe u ka kërkuar ushqim punonjësve të policisë.