Një 13-vjeçare shqiptare ka humbu jetën, pasi ra nga kati i pestë i një pallati në Ban-Saint-Martin të Francës.
Kryebashkiaku i qytetit, Henri Hasser bëri me dije se adoleshentja ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.
Në rrjetet sociale, prindërit e shokëve të 13-vjeçares treguan se sa e vështirë dhe e dhimbshme ishte për fëmijët e tyre rikthimi në klasë, pas kësaj humbjeje.
“Fëmija im nuk mund të ngushëllohet . Nuk e imagjinoj dot gjendjen në të cilën gjendet familja”, shkruan nëna e një nxënësi.