Sulmuesi i Mançester Junajtid Antuan Marsial është ofenduar me fjalë raciste nga komentues të ndryshëm në rrjetet sociale. Besohet se personat janë tifozë të “Djajve të Kuq”, të cilët kanë tejkaluar kufirin duke fyer për ngjyrën sulmuesin francez.
Së bashku me ish-sulmuesin e Monakos, pre e fyerjeve racise ka rënë dhe mbrojtësi i Mançester Junajtid, Aksel Tuanzebe. Sipas mediave britanike, komentuesit kanë përdorur fjalë dhe simbole denigruese me bazë racore në dëm të Marsialit në profilin e tij në “Instagram”.
Klubi ka reguar për ngjarjet e fundit dhe ka kërkuar që të merren masa ekstreme ndaj personave që përdorin fjalor racist.
Sulmet verbale raciste në rrjetet sociale janë kthyer në shqetësim të madh për futbollin britanik. Shumë futbollistë të tjerë si: Markus Rashford, Loren Xhejms, Romen Suajers, Ris Xhejms janë ofenduar me fjalë raciste.