Radhë të gjata në pikën kufitare të Qafë Thanës, në 48 orë mbi 9000 qytetarë janë futur në vendin tonë nga Maqedonia e Veriut.
E gjithë kjo ka ardhur për shkak të fluksit të madh të hyrjeve dy ditët e fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të Shqipërisë, të cilët pasi kanë kaluar fundjavën në bregdetin shqiptar po kthehen në vendin fqinj.
Gjatë 48 orëve të fundit nga Maqedonia e Veriut në drejtim të vendit tonë kanë hyrë me shume se 9000 shtetas, kryesisht shqiptarë.
Për të përballuar fluksin në dalje policia jonë kufitare në Qafë Thanë po punon me katër sportele ndërkohë që në anën tjetër po punohet me tre të tilla.