Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Radioteleskop gjigand në hënë? Gjithçka që duhet të dini për projektin e ri të NASA-s!

21:29 / June 5, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
nasa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shkencëtarët e NASA po planifikojnë të ndërtojnë një radioteleskop gjigant në anën e errët të Hënës.

Sipas revistës LiveScience, nëse projekti miratohet, mund të ndërtohet nga viti 2030 me një kosto prej më shumë se 2 miliardë dollarësh. Shkencëtarët duan të ndërtojnë radioteleskopin për të ndihmuar në zbulimin e disa prej mistereve më të mëdha të universit. Një arsye tjetër është edhe rritja e niveleve të rrezatimit që vjen nga vargjet e mëdha të sateliteve private, që sipas shkencëtareve, se shpejti do të jetë një problem për radioastronominë nga Toka.

Numri i satelitëve që rrotullohen rreth Tokës po rritet me shpejtësi. Kjo mund të krijojë një sërë problemesh, duke përfshirë më shumë mbeturina hapësinore, rritje të ndotjes nga drita në qiellin e natës dhe akumulimin e ndotjes së metaleve në atmosferën e sipërme të Tokës nga rihyrja e satelitëve. Një problem më pak i njohur është se satelitët privatë janë të prirur të lëshojnë rrezatim në hapësirë, i cili mund të ndërhyjë në radioteleskopët në Tokë që përpiqen të studiojnë objekte të largëta, të tilla si galaktikat e lashta, ekzoplanetët dhe vrimat e zeza supermasive.

Radioastronomët paralajmërojnë se nëse numri i satelitëve rreth planetit tonë arrin kapacitetin maksimal, mund të arrijmë në një pikë kthese përtej së cilës radioastronomia do të jetë jashtëzakonisht e kufizuar, madje e pamundur në gjatësi vale të caktuara. Radioteleskopi do të ndërtohet tërësisht nga robotë dhe do të përbëhet nga një rrjetë gjigante kabllosh të varura brenda një krateri në anën e largët të Hënës. Në këtë mënyrë nuk do të ketë ndërhyrje nga satelitët, rrezatimi diellor dhe atmosfera e Tokës.

Përplasja mes galaktikës sonë, Rrugës së Qumështit dhe fqinjës së saj më të madhe, galaktikës së Andromedës e parashikuar të ndodhë përreth 4.5 miliardë vjet nga tani ka qenë një pritshmëri e astronomëve që nga viti 1912. Por, një studim i ri sugjeron se mundësia që kjo përplasje galaktike, e quajtur edhe “Milkomeda”, të ndodhë është më e vogël sesa mendohej më parë. Në shikim të parë, duket pothuajse e sigurt se këto dy galaktika, të cilat ndodhen rreth 2.5 milionë vite dritë larg njëra-tjetrës, janë në një trajektore përplasjeje të pashmangshme. Rruga e Qumështit dhe Andromeda po lëvizin drejt njëra-tjetrës me një shpejtësi prej rreth 360 mijë km/h (100 km/s).

nasa projekt radioteleskop shkenctaret toka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.