Bashkia Dibër ka ndërhyrë sot në disa zona të bashkisë, për t’u ardhur në ndihmë banorëve të izoluar si pasojë e prurjeve të shumta nga përrenjtë e rrëmbyeshëm.
Kryetari i bashkisë, Rahim Spahiu, bëri të ditur se strukturat e emergjencave dhe ekipet në terren janë angazhuar me shpejtësi për të zgjidhur problematikat e krijuara nga reshjet e ditëve të fundit.
Në njoftimin e tij, Spahiu theksoi: “Reshjet intensive të shiut gjatë dy ditëve të fundit kanë shkaktuar vështirësi në disa zona të Bashkisë Dibër. Strukturat tona të emergjencave dhe punonjësit në terren kanë qenë të angazhuar pa ndërprerje për normalizimin e situatës.”
Ndërhyrjet janë kryer në këto pika:
-Përroi i Kusares, Katund i Ri, NjA Luzni
-Përroi i Brakës, NjA Zall Dardhë
-Përroi i Lashkizës, NjA Zall Dardhë
-Rruga e fshatit Cerjan, NjA Melan
-Rruga e fshatit Sinë, NjA Arras
-Rruga e fshatit Grykë Nokë, NjA Arras
-Përroi i fshatit Zdojan, NjA Tomin
-Përroi i fshatit Blliçe, NjA Fushë-Çidhën
Bashkia njofton se monitorimi i situatës vijon pa ndërprerje dhe ekipet janë në gatishmëri për çdo ndërhyrje të mëtejshme.
