Menjëherë pas miratimit të fletës së votimit për zgjedhjet e 6 marsit, kandidati socialist për Bashkinë e Dibrës Rahim Spahiu këshillon zgjedhësit e kësaj njësie mënyrën se si duhet të votojnë:
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka zyrtarizuar fletën e votimit për zgjedhjet e 6 marsit për Bashkinë Dibër!
Përveçse i ftoj të gjithë bashkëqytetaret dhe bashkëqytetarët e mi dibranë që të ushtrojnë vullnetin e tyre, u kërkoj që fletën ta shënjojnë tek numri 3!
Unë dhe Partia Socialiste jemi alternativa më e mirë për Dibrën, por mbi të gjitha, jemi shumë herë më të bindur se çfarë pune dhe rrugëtimi na pret përpara për t’i dhënë më të mirën qytetit, çdo lagjeje, çdo njësie administrative, çdo fshati, shkolle e çerdheje!