Ish-deputetja e PD-së, dhe aktorja e mirënjohur Rajmonda Bulku interpeton rolin kryesor në spotin zyrtar të protestës së 3 marsit, i cili është një inskenim artistik i thirrjes së “Nënës Shqipëri” për bijtë e saj.
Bulku risjell jehonën e Nënës Shqipëri që në raste nevojash historike u bën thirrje bijve e bijave të saj t’i dalin zot vetes dhe vendit. Slogani kryesor është “Shqipërisë-t’i dalim zot” dhe spoti i 3 marsit ndjek të njëjtën linjë duke folur për shpopullimin, varfërinë dhe qeverisjen e papërgjegjshme.
Protesta e 3 marsit do të zhvillohet në ora 12.00 para Kryeministrisë.