Zv/ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli nuk ka pranuar të komentojë asgjë në lidhje me denoncimin e bërë nga media dhe opozita, ku deklarojnë se maskat që përdorin mjekët tek Infektivi, janë të skaduara.
Rakacolli tha sonte se maskat që përdoren tek Infektivi, janë më cilësore.
“Jo rrallë ne jemi vënë përballë gjërave që nuk kanë qenë të vërteta. Nuk kam koment për këtë, pa e parë dhe pa e kuptuar mirë se çfarë ka ndodhur. Unë di të them me përgjegjësi që maskat që kanë shkuar dhe i janë ofruar mjekëve të infermierëve sidomos atyre në vijën e parë kanë qenë maskat nga më cilësoret dhe janë maska tamam për nivelin maksimal të nivelit të mbrojtjes. Këto unë di dhe e them me përgjegjësi,”- tha Rakacolli.