Aeroportet në Barcelonë, Tarragona, Ibiza dhe Reus në Spanjë kanë mbyllur hapësirën ajrore, kjo për shkak të pjesëve të një rakete kineze, të cilat po bien në mënyrë të pakontrolluar. Këto aeroporte pritet të qëndrojnë të mbyllura për rreth 40 minuta, ndërsa në Ibiza mund të zgjasë deri në 3 orë.
Kina ka dërguar në hapësirë pjesën e tretë dhe të fundit të stacionit hapësinor Tiangong. Paralajmërimi ishte dhënë të hënën se Spanja mund të ishte një nga zonat që mund të rrezikohej nga rënia e mbetjeve të raketës.