Mbrëmjen e sotme është raportuar se Ambasada Amerikane në Bagdad është targetuar nga disa raketa me origjinë të panjohur.
Ndërkohë mediat ruse raportojnë për disa shpë-rthime të fuqishme pranë ‘zonës jeshile’, zonë kjo në të cilën përfshihen disa ambasada perëndimore së bashku me atë amerikane.
Raketat shpërthyen në Bagdad në afërsi të ambasadës së Shteteve të Bashkuara ka njoftuar edhe Sky News Arabia.
Autoritetet irakiane ende nuk kanë komentuar incidentin.
Reuters përmendi dy burime diplomatike me bazë në Bagdad duke thënë se ka patur shpërthime pranë Zonës së Gjelbër të fortifikuar – zonë që përfshin ambasadat perëndimore.
Dyshohet se sulmi është kryer nga militantët Sh’ia të mbështetur nga Irani, por nuk raportohet ende për vi-ktima.