Mbledhja e jashtëzonshme e përfaqësuesëve të NATO-s për raketat që ranë mbrëmjen e djeshme në territorin e Polonisë, doli në qëndrime se shpërthimi me dy të vdekur, ishte ndoshta rezultat i zjarrit anti-ajror ukrainas, por se Rusia mban “përgjegjësinë përfundimtare” për luftën.
“Një hetim për këtë incident është duke vazhduar dhe ne duhet të presim rezultatin e tij. Por ne nuk kemi asnjë indikacion se ky ishte rezultat i një sulmi të qëllimshëm”,-tha sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
“Analiza jonë paraprake sugjeron se incidenti ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga një raketë e mbrojtjes ajrore ukrainase e lëshuar për të mbrojtur territorin ukrainas kundër sulmeve me raketa ruse”.
Dy raketa ruse goditën mbrëmjen e djeshme një fermë në anën polake të kufirit polako-ukrainas duke lënë të vdekur dy qytetarë polak. Polonia është një vend anëtar i NATO-s dhe mbrohet nga Aleanca.