Një mësues, i cili jep orën e fiskulturës në një shkollë në Kamëz, ka kontaktuar me “Gazetën Panorama Online”, ku ka publikuar mesazhet e shkëmbyera me deputetit e PS në qarkun e Tiranës, Rakip Suli.
Sipas mësuesit, i cili prej një viti është shpërngulur nga qyteti i Pogradecit dhe ka filluar punë si mësues i jashtëm për orën e fiskulturës, deputeti Suli pas një urimi që i ka bërë në Facebook, ndër të tjera i ka shkruar “se me ndryshimin e drejtimi të Kamzës, gjëra shumë më të mira do të vijnë”.
Mësuesi, Ervil Dervishi, shkruan se Suli po kërkon që t’i blejë votën në këmbim të vendit të punës. Më tej ai ka sqaruar se për ta bërë mësues të brendshëm në këtë shkollë, kërkojnë para.
“Doja t’ju uroja dhe shpresoj dhe besoj që ju jeni vendimtar në garën time në Kamëz bashkë me kolegët”, shkruhet ndër në tjera në këto mesazhi, ku sipas mësuesit, pretendohen se janë nga deputeti i PS.
“Çdo gjë është e mundur, më beso, nëse merreni me njerëzit e duhur”, thuhet më tej.
Më poshtë janë mesazhet e mësuesit, të ardhura në adresën e Facebook të Panorama Online:
“PERSHENDETJE UNE KAM NJE DENONCIM TE FORTE DHE DUA TA BEJ KTU TE JU SEPSE KTA LEGENAT E RILINDJES MAVI E KAN FILLU BLERJEN E VOTAVE QE TANI ME VENDE PUNE PO TA HARROJNE RAKIP SULI DHE RILINDJA SE KA ME FITU UNE NUK E KAM PROBLEM POSTOJENI DHE EMRIN TIM DHE CDO GJE.
JAM ERVIL DERVISHI PROFESOR FISKULTURE NE KAMEZ KAM 1 VIT QE JAM SHPERNGULUR NGA POGRADECI DHE KAM FILLUAR PROFESOR FISKULTURE PER EMIRIONI CAKONI NUK MA JEP EMERIMIN SI PROFESOR I BRENDESHEM SE DO LEK “.