Deputeti Ralf Gjoni ka bërë një reagim të ashpër në rrjetet sociale mbi situatën në vend. Gjoni thotë se ëshët boshatisur arka e shtetit sepse korrupsioni e vjedhja vazhdojnë të rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë. Dhe ndërkohë “projekti i frikës” prej koronavirusit e ka çuar shumën e harxhuar nga shqiptarët në qindra miliona euro.
Ata mjekë që japin receta vend e pavend për antibiotikë e kortizon po kryejnë vepër penale së bashku me depot farmaceutike që po fitojnë pafund e që shpërblejnë % e recetave.
Ndërkohë shteti, drejtësia e shendetësia falas ekzistojnë vetëm në ekrane televizive e nëpër rrjete sociale”, shprehet ndër të tjera deputeti.
Postimi i Gjonit
Vazhdojmë marrim borxh sepse s’ka më lekë në arkën e shtetit!
S’ka mbetur kokërr leku sepse korrupsioni e vjedhja vazhdojnë të rëndojnë mbi taksapaguesit shqiptarë.
Dhe ndërkohë “projekti i frikës” prej koronavirusit e ka çuar shumën e harxhuar nga shqiptarët në qindra miliona euro.
Ata mjekë që japin receta vend e pavend për antibiotikë e kortizon po kryejnë vepër penale së bashku me depot farmaceutike që po fitojnë pafund e që shpërblejnë % e recetave.
Ndërkohë shteti, drejtësia e shendetësia falas ekzistojnë vetëm në ekrane televizive e nëpër rrjete sociale.