Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka bërë një krahasim të Sali Berishës dhe Edi Ramës në qeveri. Manjani tha në emisionin e Adi Krastës se Berisha respektonte vendimet e gjykatave, ndërsa pretendon se me Ramën ndodh e kundërta. Sipas tij, kreu i qeverisë nuk njeh limite në pushtetin e tij dhe as në fonde apo te të drejtat e njeriut.
“Sali Berisha ka pasur limite në pushtetin e tij, edhe pse është politikanë i fortë, e respektonte vendimin e Gjykatës Kushtetuese, vendimin e Strasburgut. Pushteti i sotëm i ka kaluar të gjitha këto barriera, nuk ka kufi, është i palimitshëm.
Nuk ka limite as në fonde, as në përdorimin e parave publike, respektimin e të drejtave të njeriut, respektimin e pronës. Prona sot është e prekshme. Pronën nuk e preknim ne të tjetër. Kishte shumë probleme, por nuk e preknin.
Kishte limite, kurse Edi Rama nuk njeh limite në pushtetin e tij. Dhe këtë nuk e ka bërë në një ditë, por pak e nga pak duke provokuar, e duke ecur para”, theksoi ai.