Kryeministri Rama bëri me dije nga Thumana se përballimi i pasojave të tërmetit të djeshëm është i vështirë për shkak të dëmeve të mëdha materiale të shkaktuar nga goditja e fuqishme 6.4 ballë.
Kreu i qeverisë konfirmon se qeveria do të marrë përsipër pjesën më të madhe të shlyerjes së dëmeve të familjeve të prekura nga tërmeti i djeshëm.
‘Në krah të tij është dhe imami dhe drejtuesi i programit ”Shqiptarët për shqiptarët” Elvis Naçi, i cili bëri thirrje të gjithë shqiptarëve të solidarizohen me njëri-tjetrin për të ndihmuar qytetarët në nevojë. Ai falenderoi jo vetëm zjarrfikësit, por dhe gazetarët që për asnjë çast nuk kanë ndalur raportimin për çdo njeri.
”Kushdo tjetër që ka një barrë më të vogël se qeveria, por më të madhe se një individ, është i bekuar. Do të ketë plan kombëtar të rindërtimit. Unë i thashë Visit të fokusohej në këtë zonë. Dëshira e mirë nuk mjafton. Duhet të bashkohemi më shumë se me forca të ndara.
Po ecim dhe po përpiqemi shumë fortë. Buxheti i shtetit do të marrë përsipër pjesën më të madhe të mbulimit të shpenzimeve, bëhet fjalë për dëme të mëdha që nuk përballohen dot vetëm. Kam harruar të flejë gjumë, por ska rëndësi. Po fola përçart më kujtoni ju. Do të bëjmë maksimumin e mundshëm për një katastrofë të pangjarë në Shqipëri.
Duhet mirëkuptuar nevoja. Jemi marrë me listimin e këtyre familjeve. Po fillon transportimi i disa familjeve nga fusha e Durrësit drejt hoteleve, sipas marrëveshjes, po bëjmë një listë për Laçin. Jemi shumë të qartë se çfarë të bëjmë. Nuk kemi një shkop magjik që t’i zgjidhim të gjitha menjeherë. Të ndajmë të njomin me të thatin, pra të ndihmojmë ata që kanë vërtet nevojë për t’u ndihmuar”, bëri me dije Rama.
”Mund tju them diçka, populli ka kaluar në traumë, kur po vija këtu dhe ra tërmeti, njerëzit janë frikësuar totalisht. Të jemi më pranë njëri-tjetrit. Të bëjmë më të mirë në këtë situatë, pastaj të shajmë dhe të lavdërojmë njëri-tjetrin kur të ndahemi. Në këtë situatë t’i kërkojmë llogari njëri-tjetrit. Falenderoj jo vetëm zjarrfikësit, por dhe gazetarët që kanë kaluar vështirësi dhe nuk kanë reshtur së punuari”, deklaroi Imami Elvis Naçi.