Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar këtë të premte një bisedë telefonike me homologun britanik Rishi Sunak.
Lajmi është bërë me dije nga qeveria britanike përmes një komunikate zyratare për mediat.
Qeveria britanike thekson se dy kryeministrat diskutuan mbi marrëdhëniet e ngushta mesdy qeverive, duke vënë në dukje bashkëpunimin e rëndësishëm dypalësh, përfshirë tregtinë dhe investimet.
Kryeministri Sunak vuri në dukje progresin e fortë të bërë nëpërmjet partneritetit me Ministrinë e Brendshme shqiptare për migracionin.