Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Rama: Brenda vitit të ardhshëm do të hyjmë në epokën e matësve inteligjentë

12:02 / November 10, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 3515
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të projektit “OSHEE Charge” këtë të hënë, më 10 nëntor, njoftoi se brenda vitit të ardhshëm Shqipëria do të hyjë në epokën e sistemit me matës inteligjentë.

Rama tha se ky inovacion do të kontribuojë në përmirësimin e procesit të faturimit dhe modernizimin e shërbimit publik të energjisë elektrike, duke e bërë sektorin më efikas dhe transparent.

“Në radhë të parë dëshiroj t’iu përcjell një përgëzim atyre që kanë punuar me këtë inovacion dhe që do t’i japin jetë një qasjeje të re, në aspektin e shërbimit publik sa i përket OSHEE-së, e cila do ta shtrijë këtë kapacitet edhe në karikimin e mjeteve elektrike. Ky është një lajm shumë i mirë që vjen në një moment shumë pozitiv për sektorin e energjisë, që është kthyer në një sektor ku inovacioni ka zënë hapësirën e vet dhe nuk punohet më në emergjencën e ditës, me ato histori që tanimë duket e pabesueshme t’i kemi jetuar ne, por kanë qenë histori të lodhshme e rraskapitëse të një periudhe kohe që zgjati deri jo shumë kohë më parë. Dhe pikërisht pse është krijuar kjo hapësirë për të menduar, punuar dhe për ta projektuar të nesërmen, ndërkohë që vazhdon intensivisht puna e përditshme, sot kemi këtë inovacion, ndërkohë që besoj se brenda vitit të ardhshëm do të kemi fillimin e punës transformuese për matësat e energjisë, duke kaluar në sistemin e matësave inteligjentë, me një parti të parë prej rreth 350 mijë matësash, dhe brenda këtij mandati besoj se do ta mbyllim edhe këtë proces, që besoj se do ta ulë edhe më tej nivelin e humbjeve elektrike në rrjet, duke e ulur nën mesataren e poshtme të BE-së, por duke e rritur cilësisht edhe faturimin e çdo konsumatori, duke riparuar ato të meta të fundit që ka procesi i faturimit.”, tha Rama.

Kryeministri Rama gjithashtu njoftoi nisjen e një “Data Center” të avancuar me KESH-in dhe projektin e ndërlidhjes me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara, që do t’i japë vendit epërsi strategjike në eksportin e energjisë së rinovueshme. Qëllimi sipas tij është transformimi i Shqipërisë nga një vend në prag të kolapsit energjetik në një eksportues neto të energjisë elektrike.

“Nga ana tjetër kemi nisur punën po ashtu edhe për të ngritur në Shqipëri një Data Center të fjalës së fundit dhe, edhe pse nuk është drejtpërdrejt me OSHEE-në por me KESH-in, prapë është një inovacion që shkon në drejtimin që fola. Në drejtimin e një kompanie të madhe publike, ose të një sektori strategjik, ku përgjegjësia publike në shërbim është duke u përkthyer edhe në përgjegjësi për projektimin dhe materializimin në kohë të atyre që janë bazat e të ardhmes. Po ashtu, jemi edhe në një proces ku po ecim me interkonjeksionin, një projekt madhor që faktikisht do ta realizojmë si pjesë e një partneriteti strategjik me Italinë dhe Emiratet e Bashkuara, dhe do të na japë si vend një epërsi të madhe strategjike në aspektin e eksportit të energjisë së rinovueshme. Këtu vjen pika kyçe e gjithë kësaj përpjekjeje: objektivi më i madh i yni është ta kthejmë Shqipërinë nga një vend që e gjetëm në humnerë dhe në prag të kolapsit energjetik, në një vend eksportues neto të energjisë elektrike.”, tha Rama.

deklarata Edi Rama inteligjenca artificiale Kryeministri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëria dhe Belgjika, platformë të përbashkët digjitale për menaxhimin e emigracionit të paligjshëm

13:22 / February 10, 2026

Gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së, Rama për prokurorin e Hagës: Çfarë idioti ndërkombëtar

13:17 / February 10, 2026

Si të merrni pronësinë mbi truallin shtetëror që keni në përdorim, njoftimi i rëndësishëm i Kadastrës

12:48 / February 10, 2026

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.