Në takimin “Bashkia që Duam” që u ndal këtë pasdite në Durrës, aty ku Vangjush Dako shprehu dëshirën për të punuar akoma, nuk pati një konfirmim nga kryeministri Edi Rama për Vangjush Dakon.
Rama e vlerësoi punën e bërë nga Dako në Bashki, tha se zgjedhjet vendore do të mbahen me çdo kusht, por nuk tha emrin e kandidatit për Bashkinë e qytetit bregdetar.
Pas këtij takimi me qytetarët, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim informal në një prej restoranteve të qytetit me disa drejtues apo edhe pretendentë për kandidatë për Bashkitë e këtij Qarku si ajo e Durrësit, Shijakut dhe Krujës.