Kryeministri Edi Rama, bashkë me kryebashkiakun e Shkodrës Benet Beci, inspektuan këtë të premte kantierin e punimeve në lagjen 300-vjeçare të Zdrales, një zonë historike e Shkodrës që po transformohet në një hapësirë pedonale.
Projekti synon ta kthejë këtë lagje në një destinacion të ri tregtar, social dhe turistik, duke i shtuar vlerë ofertës turistike të qytetit. Faza e parë e projektit, e cila është në proces, pritet të përfundojë në qershor të këtij viti.
Rama thotë se ky projekt do e transformojë dhe vlerën ekonomike të zonës, duke përfshirë banesat dhe bizneset aty që do përfitojnë nga zhvillimi dhe tërheqja atraktive.