Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Rama dhe “Rama IV”!

12:00 / September 7, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rama Edi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Alban Daci

Të komentosh Ramën është sikur të thuash të kisha fituar edhe unë, ose nëse fitoja unë do të bëja një “Kabinet” model!

Në fakt politika si shumë gjëra të tjera nuk është më “nëse”. Përderisa Rama është fitues ai do të bëj kabinetin si të dojë vetë e për këtë nuk ka dyshime.

Diskutimet e mëdha janë për çfarë do të ndodhë në shtator. Një gjë është e sigurt se në shtator nuk do të ndodh “Kiameti”, por do të jetë një rutinë e zakonshme e Republikave Parlamentare: Rama do të vendos kush do të jetë ministër dhe kryetar Kuvendi dhe ky i fundit me një shumicë thuajse absolute do e votojë pa e menduar dy herë!

Rama në kuptimin e cilësisë së përbërjes ka gjasa këtë herë të bëj një kabinet cilësor, sepse me reformimin thuajse të plotë të PS i ka të gjitha potencialet për t’a bërë.

Rama nuk ka nevojë për “ikonat” e PS, sepse këta e kanë mbyllur ciklin e tyre dhe në fakt edhe kur kanë qenë nuk është se kanë pasur ndonjë shkëlqim që mbahen mend! PS dhe Shqipëria ka nevojë për një brez të ri në mendësi dhe me energji!

Nuk i duhen Ramës politikanë, sepse linjën politik e ka mbajtur vetë! Ai ka nevojë për ministra që do të përmbushin kërkesat e dikastereve që do të mbulojnë në lidhje me avancimin e plotësimit të kapitujve për anëtarësim e plotë ne BE!

Mendoj se sfida më e madhe e “Rama IV” është bërja me sukses e reformave të domosdoshme që vendi të bëj një shkëputje domethënëse më të kaluarën në shumë plane! Gjithashtu Ramës këtë herë i duhen ministra që nuk kanë probleme me GJKO ose SPAK!

Kam përshtypjen se qeveria e re ne shtator do të jetë 100% e re me burime njerëzore të pa konsumuar më parë! As disa figura aktuale të rëndësishme të kësaj qeverie nuk do të rikonfirmohen në shtator!

Rama i ka të gjitha lukset të bëj gjëra të mira në këtë mandat!

Gjëja më e vështirë e Ramës do të jetë me veten, të sjellë një Ramë tjetër nga ai që jemi mësuar vazhdimisht!

Një Ramë që merret më shumë me qeverisjen e vendit  e thuajse pak ose fare pak me debatin politik të konsumimit ditorë, sepse përballë ka një Opozitë që nuk i jep asnjë lloj shqetësimi as për numra dhe as për model politik e moral!

Përtej debatit politik e shpesh edhe shterp, Rama IV mendoj se do të jetë një qeveri suksese ndryshe nga sa kemi parë ose hamendësojmë!

alban daci kabineti opinion Rama rama IV
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Turpi i një prokurorie, nga 45 vite burg për luftëtarët e lirisë

20:55 / February 9, 2026

Pak para nisjes për në Bruksel, Rama mbledh grupin parlamentar të PS

10:56 / February 9, 2026

Rama në Bruksel, do takojë presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

10:37 / February 9, 2026

Kursi 1 me 100 për Euron mund të zbusë jo pak probleme

16:57 / February 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.