Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Rama: Dixhitalizimi i shërbimeve publike uli korrupsionin

22:38 / May 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ramaaa
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur se vetëm nga dixhitalizimi i shërbimeve publike është pastruar një pjesë e mirë e korrupsionit në vend.

Në studion e emisionit “Opinion”, Rama thekson se fakti që kanë rënë denoncimet lidhur me korrupsionin tregon që korrupsioni është ulur në vend.

Kreu i qeverisë është ndalur edhe tek prokurimet publike për të cilat ka thënë se janë të vlerësuara nga instrument të KE si prokurimet më me integritet në rajon.

Edi Rama: Në qoftë se ne sot jemi në tryezë me BE dhe na ka dhënë afat 2027 kjo vjen pikërisht sepse ne kemi bërë shumë gjëra në aspektin që po flasim sepse po të mos i kishim bërë nuk kishim shanc të uleshim ne në tryezë negociatash. Unë po të marr një shembull shumë të thjeshtë. Shqipëria ka qenë një vend rradhësh për të marrë një çertifikatë dhe ka qenë një vend bashkishi në çdo anë. Vetëm nga transformimi i shërbimeve publike që i kemi kaluar në shërbime dixhitale ne kemi pastruar një pjesë të konsiderueshme të atij korrupsioni. E dyta prokurimet publike në Shqipëri janë të vlerësuara nga Sigma që është instrument i KE, si prokurimet më me integritet në rajon. Në aspektin e procesit, procesi është komplet tjetër gjë. Në hyrjet në universitet të kujtohej si bëheshin.

Qëkur ne bëmë ndërhyrjen dhe transformimin e procesit të hyrjes nuk ka pasur më ankesa se kush po hynë e kush nuk po hyn. Me platformë hyn. Rekrutimi i mësuesve ka qenë një problem i madh me Lekë. Nuk ndodh më. Nuk i shkon kujt në mendje. Të gjitha këto janë sistem dhe jo muhabete. Në menaxhimin e financave publike Shqipëria është njishi në rajon sot. Njishi në përparimin e  administratës publike. Ne diskutojmë sikur këtu është një vend që ka vetëm korrupsion.

Korrupsioni është një problem që lidhet me modernizimin. Pse ne po modernizojmë shtetin hap pas hapi edhe korrupsioni do të shkojë duke u ulur. Pjesa e drejtësisë pastaj është ndëshkim ajo s’ka lidhje me ne. Ajo që thuhet që pse nuk çoni ju, ne nuk jemi hetues. Ne kemi sistemin tonë antikorrupsion dhe fakti që ka rënë edhe denoncimi lidhet me faktin që ka rënë edhe korrupsioni.

dixhitalizimi Edi Rama korrupsion publike sherbime
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“5 hapat për ta futur Ukrainën në BE në vitin 2027”, Politico risjell deklaratën e Ramës

11:55 / February 10, 2026

“365 ditë paraburgim pa proces të rregullt”, firma ligjore: Rasti Veliaj, simbol i persekutimit politik në Shqipëri

11:37 / February 10, 2026

‘Kushtetuesja’ seancë për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit

10:55 / February 10, 2026

Rama publikon foto nga takimi në Bruksel me António Costan: Me Presidentin e KE dhe mikun tim të çmuar

08:09 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.